NBA, Portland fiton në transfertë dhe barazon serinë ndaj Denver!
Ishte vetëm një ndeshje në mbrëmjen e NBA, pikërisht gjysmëfinalja e Perëndimit mes Denver Nuggets dhe Portland Trail Blazzers. Në sfidën e dytë mes tyre të zhvilluar sërish në Pepsi Center të Colorados, skuadra nga Oregoni bëri goditjen e madhe duke triumfuar me rezultatin 97-90 dhe duke barazuar në 1-1 serinë. Tashmë Portland do të mundohet të shfrytëzojë avantazhin që i jep parketi i saj në dy ndeshjet e rradhës për të hedhur një hap të madh drejt finales së Perëndimit.McCollum me 20 pikë 6 asiste dhe 6 rebound ishte basketbollisti më i mirë ndeshjes dhe ai që udhëhoqi Trail Blazzers drejt kësaj fitoreje shumë të rëndësishme.



