Gossip

Casillas ia hodhi, mesazhi prekës i bashkëshortes Sara

Gjatë paradites së 1 majit, Iker Casillas pësoi një infarkt akut të miokardit gjatë stërvitjes me Porton. Portieri spanjoll ishte shembur papritur në tokë e menjëherë u dërgua në spital, ku pas ekzaminimeve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Tani portieri është jashtë rrezikut. Sapo mori vesh lajmin, bashkëshortja e tij, gazetarja spanjolle Sara Carbonero, iu gjend pranë në spital, e pasi e kuptoi se situata ishte nën kontroll, postoi një foto bashkë me Iker:

“Për fat të mirë ishte thjesht një moment frike. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen. Sikurse më kishte thënë një mik i madh, ndonjëherë jeta gjen një mënyrë të çuditshme për të na kujtuar se sa me fat jemi që jetojmë.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency