Hasani: E prisja pasimin e Grecës, preferoj më shumë fitoren ndaj Kastriotit, sesa në derbi
Njeriu që shënoi golin me vlerë 3-pikëshe për Tiranën, fantazisti Edon Hasani, dha një intervistë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, në përfundim të takimit me Skënderbeun.
Kujt ia dedikoni golin? Si e keni përjetuar këtë moment?
Ishte një gol me vlerë 3-pikëshe, të cilin ia dedikoj drejtorit Arbi Laçi, pasi ai më mbushi me besim se do shënoja. Kemi luajtur 20 minuta me 10 lojtarë, ndaj jam shumë i lumtur që shënova, ishte një gol i rëndësishëm. Ne po i marrim ndeshjet me radhë. Me pak fat, sot morëm 3 pikë. Në ndeshjet e kaluara kemi bërë lojë të mirë, por s’kemi marrë pikët, që janë më të rëndësishme. Na duhen vetëm pikë të plota.
Derbi apo mbijetesa?
Me thënë të drejtën, të mërkurë kemi gjysmëfinalen me Gjirokastrën. Po i marrim ndeshjet me radhë dhe vetëm pas Kupës do mendojmë edhe për derbin. Për ne derbi ka vlerën e 3 pikëve dhe do futemi për ta fituar, pasi jemi për mbijetesë.
A e prisje pasimin e çuditshëm të Grecës? A i merrni dot pikët në derbi në qoftë se luani keq?
Te goli u ktheva nga arbitri për të kërkuar një penallti që ishte, por aksioni vijoi dhe na shkoi më mbarë. E prisja topin nga Greca, edhe pse ishte i shtrirë. Isha i përqendruar dhe shënova. Në derbi e rëndësishme është që të futemi për të marrë 3 pikë. Të shtrëngojnë dhëmbët çunat. Se si luajmë nuk ka rëndësi, pasi na duhen pikët.
Në qoftë se do kishe mundësi të zgjidhje mes Kastriotit dhe Partizanit, kë do të dëshiroje të fitoje?
Normalisht që ndeshjen me Kastriotin, sepse është një ndeshje direkte.



