Kategoria Superiore

Mensah: Keqardhje që do mungoj, por në derbi festojmë titullin

Intervista e sulmuesit të Partizanit, Emanuel Mensah, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes ku të kuqtë fituan 0-3 në Vlorë ndaj Flamurtarit.

A ishte e vështirë sot për këtë fitore 0-3, teksa javën e kaluar barazuat me Laçin?
Çdo ndeshje është e vështirë, pasi çdo ekip luan fort me Partizanin. 3 gola dhe 3 pikë janë shumë të mira për ne.

Si ndiheni që do mungoni në derbin me Tiranën, në një takim ku mund të shpalleni zyrtarisht kampionë?
Më vjen keq, pasi është një ndeshje e rëndësishme për kampionatin. Mund të humbisja çdo ndeshje tjetër, përveç këtij derbi.

A ndiheni kampion?
Duhet të luftojmë në çdo ndeshje, deri sa të shpallemi kampionë. Nuk mund të jemi të relaksuar.

Patët një “flirt” me Tiranën në janar. Sot, mendoni se keni bërë mirë që qëndruat te Partizani, apo keni gabuar?
Po, ishte një vendim i mirë për të qëndruar. Tifozët dhe stafi donin që të qëndroja dhe kam bërë zgjedhje të mirë që qëndrova.

Si e doni titullin? Të fitoni derbin, apo të humbni dhe të humbë dhe Kukësi gjithashtu?
Do ishte mirë që të fitonim derbin. Është gjithmonë e rëndësishme për të fituar derbin, njëkohësisht edhe titullin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency