Partizani mposht Vllazninë në finale dhe merr titullin kampion pas 38 vitesh
Ekipi i Partizanit në volejboll për meshkuj, ka arritur të fitojë titullin kampion, diçka që nuk ndodhte prej plot 38 vitesh.
“Të kuqtë” mposhtën në finale Vllanzinë, 3-0 me ndeshje, ndërsa sfida e fundit u luajt mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe përfundoi po 3-0 për të besuarit e trajnerit Ylli Tomorri.
Të kuqtë e dominuan ndeshjen në të trija setet, duke patur epërsi nga fillimi deri në fund. Vllaznia e nisi ndeshjen me frikën e humbjes dhe ashtu e mbylli, duke gabuar shumë dhe nuk arriti për asnjë moment të rivalizojë.
Volejboll – Meshkuj
Vllaznia – Partizani, 2-3 (25-20, 24-26, 25-23, 21-25, 12-15)
Partizani – Vllaznia, 3-2 (25-15, 16-25, 23-25, 25-23, 15-11)
Vllaznia – Partizani, 0-3 (21-25, 21-25, 12-25)



