Serie A

Luftë e ashpër për Championsin, Lazio-Atalanta dhe Genoa-Roma sfidat që nuk duhen humbur!

Barazimi i Interit ndaj Udineses të shtunën e ka bërë akoma edhe më interesante garën për një vend në Champions në Serie A, pasi as zikaltrit nuk e kanë siguruar vendin e 3-të dhe në lojë për dy biletat e fundit që të çojnë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube janë plot 6 skuadra. Shpreson edhe Lazio e vendit të 8-të. Bardhekaltrit e Simone Inzaghit me një fitore sot në përballjen direkte ndaj Atalantës do të futeshin fuqishëm në garën për vendin e 4-t, pasi diferenca me zikaltrit nga Bergamo do të shkonte në vetëm 1 pikë. Atalanta në krahun tjetër ka për detyrë të ruajë pozicionin e saj por edhe të ushtrojë presion ndaj Interit të vendit të tretë.

Kjo sfidë do të shërbejë edhe si një antipastë për finalen e Kupës së Italisë që do të zhvillohet pikërisht në Olimpico të Romës pas 10 ditësh. Do të jetë edhe një derbi shqiptarësh kjo sfidë e sotme me Strakoshën e Gjimshitin që pritet të jenë titullarë ndërsa Berisha do ta ndjekë takimin nga stoli. Në orën 15:00 në ekranin e Supersport do të transmetohet edhe sfida tjetër mes Parmës dhe Sampdorias. Në orën 18:00 do të jetë rradha e Romës që sfidon Genoan në transfertë. Skuadra e Prandellit nuk e ka siguruar ende mbijetesën dhe do të bëj çmos për të ndalur verdhekuqtë e Ranierit që shpresojnë te një dhuratë e Lazios për t’u ngjitur të 4-it. Në mbrëmje Napoli pret në San Paolo Cagliarin në një sfidë ku skuadra e Ancelottit në rast suksesi do të siguronte edhe matematikisht vendin e 2-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency