Futboll

E diela e futbollit në Supersport, spikasin Real.M-Villareal dhe Leverkusen-Frankfurt!

Sa shumë ndeshje dhe sa shumë emocione në ekranin e Supersport këtë të dielë. Në La Liga spikat padiskutim takimi Real Madrid-Villareal që do të zhvillohet në orën 16:15. Los Blancos do të tentojnë të rikthehen te fitorja pikërisht ndaj nëndetses së verdhë në një ndeshje ku rezultati është më i rëndësishëm për Villarealin. Në mbrëmje luhet Huesca-Valencia. Vendasit janë me një këmbë në Segunda Division dhe sot mund të zyrtarizohet rikthimi i tyre në kategorinë e dytë, ndërsa Valencia lufton me Getafen dhe Sevillan për një vend në Champions dhe ka nevojë për një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e 4-t. Në Supersport nuk mungon as Ligue 1, që vjen me sfidën direkte për vendin e dytë që të kualifikon në grupet e Champions League mes Lyon dhe Lille me OL që janë dukshëm të favorizuar pasi luajnë në shtëpinë e tyre. Ndërkohë nëpërmjet kanalit Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni 3 sfida të javës së 32-të në Bundesligën gjermane, ku spikat padiskutim takimi Leverkusen-Frankfurt, ndeshje në të cilën në lojë është vendi i 4-t.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency