Garë treshe për mbrojtësin e talentuar brazilian!
Renan Lodi është një nga mbrojtësit e talentuar në Brazil që së shpejti pritet të zbarkojë në Europë. 21-vjeçari ka impresionuar në dy sezonet e fundit me Atletico Paranensen dhe duket se ka arritur eksperiencën e nevojshme për një klub të madh pasi ofertat për të janë të rëndësishme. Porto, Ajax dhe Atletico Madrid prej kohësh kanë vëzhguar mbtojtësin në disa ndeshje në kampionatin brazilian dhe në Copa Libertadores dhe janë bindur për aftësitë e tij ndaj kanë nisur betejën për shërbimet e talentit. Lodi ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin brazilian dhe vlerësohet për momentin rreth 12 milionë euro.



