Mjafton një barazim, Schalke 04 siguron zyrtarisht mbijetesën!
Schalke 04 ka siguruar edhe matematikisht qëndrimin në Bundesliga për sezonin e ardhshëm. Dy javë përpara fundit, Schalke ka 7 pikë më shumë se Shtuttgart që me shumë gjasa do të luajë në play-out. Për t’i vënë kapak çështjes mbijetesë Bluve Mbretërorë u ka mjaftuar një barazim pa gola ndaj Augsburg në Veltins Arena në një ndeshje me raste të pakta dhe pa shumë emocione.



