Bayerni, gati të shpenzojë 70 milionë euro për talentin e Lille
Bayerni i Mynihut do të privohet nga dy emra të rëndësishëm, por drejt perëndimit, në përfundim të sezonit. Kampionët në fuqi të Bundesligës nuk do të rinovojnë kontratën me Franck Ribery dhe Arjen Robben, e për rrjedhojë duhet të mendojnë për emrat që do t’i zëvendësojnë.
Drejtuesit bavarezë kanë individualizuar Nicolas Pepe si përforcim të mundshëm në verë, madje kanë gati edhe ofertën për brazilianin e Lille. Plot 70 milionë euro mësohet se do të jetë oferta për futbollistin e datëlindjes 1995, që pëlqehej nga dy ekipet e Serisë A, Milani dhe Interi.



