Nis muaji i Ramazanit, klubet në hall për rendimentin e lojtarëve!
Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit kanë nisur edhe urimet e lojtarëve besimtarë e praktikantë të fesë myslimane që përgjatë tij nga lindja e deri në perëndim të diellit privohen nga ushqimi dhe uji pra 16 orë privim i ushqimit dhe lëngjeve që për një njeri që impenjohet në fushën sportive nuk janë pak. Janë të shumtë ata që kujtojnë zëvendësimin e Muntarit pas më pak se 30 minutash në sfidën Inter-Bari në sezonin e suksesit të trefishtë me Mourinhon që u irritua keq pikërisht për agjërimin e ganezit.
Edhe në kampionatin e Serisë A nuk mungojnë myslimanët që janë shpërndarë nëpër ekipet të ndryshme italiane si në të gjithë botën, juventinët Pjanic, Can dhe Khedira, milanistët Calhanoglu dhe Bakayoko, interisti Asamoah, napoletani Ghoulam, romanistët Dzeko, El Shaarawy dhe Under. Ndërkohë në kampionatet e tjera simotra janë të tjerë emra të mëdhenj që i nënshtrohen tanimë agjërimit Ozil, Pogba, Benzema, sikundër Mané dhe Salah. Egjiptiani për shembull në diferencë nga shumë të tjerë është ndër më kategorikët në respektimin e fesë.
Por nëse për klubet e tjera një veprtimari e tillë nuk ka ndikuar në mbarëvatjen e rezultateve aq më tëpër tani që sezoni është thuajsë i mbyllur një problem paraqitet në këtë drejtim tek klubi i Ajaxit gjysmëfinalist në Champions që këtë të mërkurë do të sfidohet me Tottenham, Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoi, të dy me origjinë marokene i kanë komunikuar klubit se do të respektojnë me korrektësi agjërimin.
Sfida do të luhet në orën 21 ndërkohë që ata do të mund të ushqehen vetëm 18 minuta më pas sidoqoftë tekniku Ten Hag i ka lënë dorë të lirë lojtarëve të tij titullarë për të bërë zgjedhjen e tyre me shpresën këtë herë se besimi i tyre do të konvertohet edhe me suksesin e fushës.



