Gossip

Partnerja e Iscos: Kisha frika se s’do të bëhesha kurrë nënë

Mesfushori i Realit të Madridit, Isco Alcorcon, së shpejti do të bëhet baba. Bashkëshortja e tij, aktorja spanjolle Sara Sálamo, do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit pas disa viteve bashkëjetesë. Në një intervistë për mediet e vendit iberik, Sara tregon vështirësitë që ka hasur për të patur fëmijë.

“E konsideroj veten me shumë fat, nuk mendoja se do të kisha fëmijë. Dihet dhe flitet shumë pak për problemet që kanë njerëzit për t’u riprodhuar. E kanë për turp të flasin dhe unë nuk i kuptoj.”

Sara do t’i bëjë një dhuratë të mrekullueshme 27-vjeçarit, që nuk ka kaluar një sezon të mirë me Realin, pasi në shumicën e ndeshjeve nuk ka qenë titullar. Ndoshta kjo është mënyra më e mirë për ta mbyllur sezonin…

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency