Serie A

Roma rikthehet fuqishëm te “pista” Sarri

Pasi mori edhe zyrtarisht refuzimin e Antonio Contes, Roma tashmë do të duhet të mendojë për një tjetër trajner, të cilit do t’i besojë drejtimin e ekipit, duke filluar nga kjo verë.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e verdhekuqve janë rikthyer më fuqishëm se kurrë në pistën Maurizio Sarri dhe përveç kontakteve telefonike, pritet të takohen në Londër këto ditë me ish trajnerin e Napolit.

Ky i fundit ka çuar Chelsean në vendin e tretë dhe po luan në gjysmëfinalet e Europa Leagues, por sërish nuk shikohet me sy të mirë nga drejtuesit e skuadrës angleze dhe një pjesë e futbollistëve në dhomat e zhveshjes, ndaj pritet të largohet në fund të sezonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency