Futboll

Në pritje të një skuadre të re, Conte fiton betejën gjyqësore me Chelsea

Në pritje të një skuadre tjetër për të vijuar karrierën, Antonio Conte ka arritur të fitojë edhe betejën e tij gjyqësore me Chelsean, pasi kishte paditur londinezët për shkarkimin në verën e kaluar.

Sipas vendimit të gjykatës, klubi i Abramovich duhet të dëmshpërblejë teknikun italian me një shumë prej 9 milionë stërlinash, ose rreth 10 milionë euro, për shkarkimin e parakohshëm.

Kujtojmë që Conte drejtoi Chelsean për dy sezone, gjatë viteve 2016-2018, teksa arriti të fitojë Premier Leaguen në vitin e parë dhe FA Cup në të dytin, ndërsa verën e kaluar u shkarkua për t’i lënë vendin Maurizio Sarrit.

Tashmë ish trajneri i Juventusit dhe Italisë, pritet të ulet në stolin e Interit, teksa sipas mediave italiane, marrëveshja është arritur dhe pritet të zyrtarizohet gjithçka menjëherë pasi të përfundojë kampionati italian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency