La Liga

Me Solarin la në stol Marcelon, tashmë Reguilon përgatit largimin nga Real Madrid

Sergio Reguilon është një nga lojtarët që mund të largohet gjatë merkatos së verës nga Real Madrid. 22-vjecari humbi vendin në formacion me rikthimin e Zidane në stolin e madrilenëve, me teknikun francez që preferon brazilianin Marcelo. Reguilon fitoi shumë kuota në “Bernabeu” gjatë kohës që në krye të pankinës së “Los Blancos” ishte Santiago Solari, aq sa mbrojtësi i ri u shndrrua në një nga lojtarët bazë të formacionit. Gjithsesi në ndeshjet e fundit të sezonit ai luajti shumë pak ndaj dhe largimi shikohet si një mundësi e mirë edhe për të. Për momentin skuadra e vetme e interesuar për Reguilon është Leganes, që dëshiron ta transferojë atë në formë huazimi për të zëvëndësuar të larguarin Jonathan Silva, që u rikthye te Sporting Lisbona.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency