Merkato

Është i preferuari i Contes, Interi bën gati ofertën për anësorin nigerian

Në pritje të ndeshjes vendimtare të së dielës përballë Empolit në “San Siro”, drejtuesit e Interit po vijojnë punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave në Itali, tashmë nuk ka më dyshime mbi largimin e Luciano Spallettit, ndërsa emri që do të ulet në stolin zikaltër, do të jetë ai i ish trajnerit të Chelseat dhe Italisë, Antonio Conte.

Pikërisht për këtë arsye, edhe merkatoja e drejtuesve të klubit të Interit do të jetë e bazuar te lojtarët që dinë të përshtaten me skemat e Contes, ndërsa emri më i fundit që ka dalë në skenë, është ai i Victor Moses.

Anësori i Chelseat ka pasur një raport mjaft të mirë me Contet, kur ky i fundit ishte në Londër, ndërsa kontrata me “blutë” i skadon pas vetëm 13 muajsh, ndaj transferimi mund të bëhet për një shumë prej rreth 12 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, vetë Mosesit pritet t’i ofrohet një kontratë 4-vjeçare, me një pagë prej rreth 4 milionë eurosh në sezon, shifër që pritet të kënaqë nigerianin, që mezi pret të ribashkohet me Antonio Conten.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency