Kategoria e Dytë

Tërbuni u falet penalltive, Devolli ndalet në finale!

Titulli i skuadrës fituese në Kategorinë e Dytë ka shkuar për Tërbunin e Pukës. Në finalen e zhvilluar në stadiumin Tofik Jashari të qytetit të Shijakut, Devolli i Stavri Nicës që mbylli në vendin e parë grupin B të Kategorisë së Dytë i shkoi shumë afër fitores me një supergol të Nallbatit në minutën e 65-të, por një finalizim në fund i Metanit pikërisht në minutën e parë shtesë, barazoi ndeshjen në 1-1 dhe për të përcaktuar skuadrën fituese u desh të luheshin dy kohë shtesë nga 15 minuta të cilat nuk prodhuan asnjë gol ndërsa në goditjet e penalltive lojtarët e Tërbunit u treguan më të saktë duke triumfuar 4-1 dhe duke ngritur lart trofeun e skuadrës kampione të Kategorisë së Dytë. Për sezonin e ardhshëm si Tërbuni ashtu edhe Devolli do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency