Zyrtare, talenti i Groningenit i bashkohet Barcelonës
Pas siguroi në janar shërbimet e Frenkie De Jong, Barcelona zyrtarizoi afrimin e një tjetër talenti holandez, por jo nga Ajaxi. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin, Ludovit Reis, i cili këtë sezon ka impresionuar me Groningenin. Reis ka kushtuar 3.25 milionë euro dhe do të jetë i lidhur me kampionët e Spanjës deri në vitin 2022, me opsion edhe dy vite të tjera, ndërsa klauzola e largimit është fiksuar 100 milionë euro.
Reis, që ka luajtur 50 ndeshje zyrtare me Groningenin, është me origjinë Sllovakia, por ka pasaportë holandeze.
Reis fillimisht do të marrë eksperiencë te Barcelona B, edhe pse gjatë fazës përgatitore do të stërvitet me ekipin e parë.



