Palermo mbetet në Serinë B, Venezia ku luan Vrioni në play out
Palermo i shpëton rënies në Serinë C. Klubi sicilian i hiqen 20 pikë nga klasifikimi i kampionatit të Serisë B, e duke patur parasysh faktin që e ka mbyllur sezonin me 63 pikë, i largohet zonës së rënies.
Ky është vendimi i marrë nga Komisioni i Apelit në Federatën Italiane të Futbollit për klubin e Palermos, i akuzuar për mashtrim me bilancet.
Fillimisht Palermo i dënua me rënien në Serinë C. Pas këtij vendimi të Apelit, në Serinë C, përveç Padovas dhe Carpit bie Foggia, ndërsa në play out, ku përcaktohet skuadra e katërt që bie në Serinë C, do të përballen Salernitana me Venezian.



