Semenya nuk ndalet, apelon vendimin e KAS-it në Gjykatën e Federale Supreme
Caster Semenya nuk ndalet në betejën e saj ligjore, për të rifituar të drejtën për të garuar në garat e mesme 800 dhe 150 metra. Atletja 28-vjeçare ka vendosur ta apelojë në Gjykatën Federale Supreme të Zvicrës vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që konfirmonte vendimin e dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.
IAFF kishte vendosur të mos e lejonte të garonte në garat e mesme 800 dhe 1500 metra atletet femra që kanë nivel të lartë testosterone. IAAF do të shprehej se kjo i ndihmon ato të fitojnë lehtësisht garat, duke penalizuar atletet normale.
IAAF propozoi marrjen e medikamenteve për këto atlete, përfshi edhe Semenya, në rast se ato dëshirojnë të vazhdojnë të garojnë në këto disiplina. Ose, të vijojnë karrierën në distancat e shkurtra (100, 200 e 400 metra) apo ato të gjata (3000 metra e sipër).
Çështja shkoi në CAS, që vendosi të mbështesë IAAF-in dhe të hedhë poshtë kërkesën e atletes, që tashmë do t’i drejtohet Gjykatës Federale Supreme. “Jam një femër dhe një atlete e nivelit të lartë. IAAF nuk mund të më drogojë apo të më ndalojë të ndihem ajo që jam”, u shpreh Semenya, fituese e medaljes së artë në 800 metra në dy Olimpiadat e fundit.



