Shënoi 13 gola në Superiore, Reginaldo merr “Këpucën e Artë”
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në përfundim të ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë, të fituar nga Kukësi, i dorëzoi sulmuesit të skuadrës verilindore, Reginaldo, trofeun e “Këpucës së Artë” të kampionatit. Mozambikasi e mbylli këtë edicion të Superiores me 13 gola, 1 më shumë se shoku i tij i skuadrës, Vasil Shkurtaj, dhe Roger i Kastriotit.




