Kupa e Shqipërisë

Rama: I lumtur për Kupën, Kombëtarja në zemrën time

Valdet Rama rezultoi një nga pikat më të forta të Kukësit në këtë pjesë të dytë të sezonit. Falë edhe klasit të ish-futbollistit të Kombëtares, klubi verilindor e mbylli sezonin me trofe. I pyetur nëse ndihet i gatshëm për t’u kthyer në përfaqësueses, Rama u shmang në përgjigje.

“Jam i lumtur që fituam Kupën. Kemi sakrifikuar për këtë arritje. Jam lojtar që jap maksimumin gjithmonë. Edhe për Kombëtaren kam dhënë maksimumin. Janë në zemrën time.”

Problemi fizik: Kam pasur probleme muskulore prej mëngjesit. E ndjeva veten mirë dhe i thashë trajnerit jam në rregull dhe doja të vazhdoja lojën. Jam i lumtur që asistova te goli i fitores.

E ardhmja: Për momentin nuk kam folur më asnjë klub. Në ditët e ardhshme do vendosim çfarë do bëjmë.

Tensioni në pjesën e dytë: Nuk e filluam mirë dhe na ka ndodhur shpesh gjatë sezonit kjo gjë. Duhet të mësojmë nga këto situata dhe duhet të punojmë. Në fund u kthyem në lojë dhe arritëm të shënonim. E vërtetë që në pjesën e dytë nuk ishim në lartësinë e duhur.

Kampionati shqiptar: Shqipëria ka lojtarë të mirë dhe të talentuar. Kampionati po zhvillohet çdo ditë. Jam i lumtur, skuadra më ka pritur shumë mirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency