Futboll

De Boer: Te Interi humbja kohë me agjentët, njëri prej tyre kishte ndikim te drejtuesit

Frank De Boer u ul në stolin e Interit në gusht të vitit 2016 dhe qëndroi për 84 ditë në detyrë, por nuk ia doli të udhëheqë zikaltrit drejt suksesit dhe u shkarkua më pas për t’i bërë vend Stefano Piolit.

Tani që kanë kaluar thuajse 3 vite nga ajo periudhë, holandezi ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të tij, ku ka zbuluar një detaj të pakëndshëm, që e kishte penguar në punën e tij.

“Te Interi kalonim shumë kohë për të folur mbi politikat e klubit, me agjentët e futbollistëve. Le të themi që kjo kohë ishte rreth 50%, nga 10% që duhet të ishte normalisht. Një agjent i një futbollisti më ta se po ta dinte që nuk do aktivizoja klientin e tij, nuk do lejonte që të bëhesha trajner i Interit. Kjo tregonte qartë fuqinë e fjalës së tij, te drejtuesit e klubit”, zbuloi De Boer.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency