Merkato

“Djajtë e Kuq” insistojnë për Koulibaly, por De Laurentiis reziston

Kalidou Koulibaly mbetet një nga qendërmbrojtësit më të fortë në qarkullim e jo më për shërbimet e tij janë vënë në rresht klubet më të mëdha europiane. 27-vjeçari ka muskuj, centimetra dhe shumë cilësi, parametra që i ka shfaqur sidomos në sezonin e fundit me Napolin. Çmimi i qendërmbrojtësit të përfaqësueses së Senegalit është rritur ndjeshëm, aq presidenti Aurelio De Laurentiis për ta lejuar largimin e tij kërkon jo pak por 150 milionë euro.

Manchester United, klub që kërkon të gjejë rrugët e ringritjes pas një sezoni zhgënjyes, është i fiksuar për Koulibaly dhe është gati të shpenzojë 95 milionë euro për kartonin e tij, një shumë paksa më e lartë se oferta që Reali i Madridit ka bërë në të kaluarën për futbollistin.

Diferenca mes ofertës së “Djajve të Kuq” dhe kërkesës së Napolit është ende e madhe, por merkatoja sapo ka nisur dhe sigurisht që do të bëhen lëvizje të tjera që palët të përafrohen në qëndrime.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency