La Liga

Barcelona prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm

Klubi i Barcelonës ka zbuluar dizajnin e ri të uniformave që do të veshin futbollistët sezonin e ardhshëm.

Një aspekt i ri, krahasuar me uniformat e fundit, është pozicioni i flamurit katalan. Dizajni zakonisht gjendet në pjesën e prapme të qafës, por tani është vendosur përpara dhe në formën e një V-je.

Për herë të parë, nisja e fushatës promovuese përfshin anëtarë ekipeve të sporteve të ndryshme të Barcelonës.

Lojtarëve të ekipit të parë të futbollit, Messi, Pique, Sergio Busquets dhe Sergi Roberto iu bashkuan futbollistet Lieke Martens, Alexia Putellas dhe Vicky Losada

Lojtari i basketbollit Pierre Oriola, yll i hendbollit Víctor etj.

“Kjo uniformë është diçka e re dhe emocionuese”, – tha Pique. – “Mund të jetë ndryshe, por është 100 për qind Barça dhe përfaqëson lidhjen që klubi ka me përkrahësit, njerëzit dhe qytetin”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency