Shqipëria mbrrin në Islandë dhe zhvillon stërvitjen e parë!
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, nw Reykjavik të Islandës. Në prag të sfidës së 8 qershorit, kuqezinjtë janë duke kryer përgatitjet e fundit për duelin e rradhës. Përsa i përket gjëndjes së skuadrës, trajneri Edy Reja qëndron i qetë, pasi i gjithë grupi i futbollsitëve ka qënë në dispozicion të trajnerit.
Sipas programit stërvitja do të zgjasë për rreth 70 minuta, ku krahas përgatitjeve tekniko taktike, kombëtarja do të punojë edhe me goditjet standarte. Për të ndjekur nga afër kombëtaren i pranishëm ka qënë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sëbashku me drejtues të tjerë të Federatës si zëvendëspresidenti Lutfi Nuri dhe sekretari i përgjithsëhm Ilir Shulku. Për sfidën e së shtunës kanë udhëtuar edhe një grup tifozësh, ndërsa pritet që numri i tyre të shtohet.
Përsa i përket kushteve klimaterike, kombëtares i duhet të përballet me temperatura të ulta, krahasuar me klimën që i shoqëroi gjatë qëndrimit në Frankfurt të Gjermanisë. Ndërkohë që këtë të premte, kuqezinjtë rreth orës 13 me të Islandës dhe 15 me atë të Shqipërisë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luhet sfida kundër ishullorëve.



