Iku Allegri, Benatia mendon rikthimin te Juventusi!
Ashtu si Bonucci dhe Caceres, te Juventusi mund të rikthehet edhe Benatia. Pas vetëm 5 muajsh nga transferimi i tij te Al-Duhail mbrojtësi maroken mund të riveshë fanellën bardhezi aty ku Allegri pengesa e tij nuk është më në krye të ekipit. Problemet me ish trajnerin ishin arsyeja që lojtari u largua dhe tani Juventus ka nevojë për eksperiencën e duhur pasi Barzagli nuk është më, Caceres u largua dhe Chiellini po mbush 35-vjeç. Kostot e transferimit nuk do të ishin problem për arkën e Juventusit ndërsa zyrtarizimi mund të vijë në muajin korrik.



