PSG nuk heq dorë nga Gueye, përgatit ofertën e re për Everton!
Paris Saint Germain nuk heq dorë nga Idrissa Gueye. Mesfushori senegalez ishte objektivi i parë në janar për kampionët e Francës të cilët hasën në rezistencën e Everton ndërsa tani janë rikthyer në sulm për 29-vjeçarin. Gueye shihet nga Tuchel si përforcimi ideal për mesfushën ndaj dhe Al-Khelaifi ka ndërmend të plotësojë kërkesën e trajnerit gjerman. Ne janar, Everton i rezistoi një oferte prej 27 milionë euro ndërsa tani drejtuesit parizienë janë gati të mbyllin operacionin për 35 milionë euro.



