Rival nga Gjibraltari edhe për Prishtinën, në paraeliminatoret e E.League!
Ashtu si Feronikeli edhe Prishtina do të ketë përballë një skuadër nga Gjibraltari në raundin pareliminator të Europa League. Shorti i hedhur sot në mesditë në Nyon të Zvicrës e vendosi Prishtinën përballë ekipit të St Joseph’s. Një kundërshtar mëse i pranueshëm për skuadrën e Mirel Josës që edhe sezonin e kaluar eliminoi në raundin paraeliminator të Europa League një skuadër nga Gjibraltari, pikërisht Europa Fc me rezultat të përgjithshëm 6-1. Ndeshjen e vajtjes, Prishtina do ta luajë në shtëpi në datën 27 qershor ndërsa atë të kthimit një javë më vonë në datën 4 korrik në Gjibraltar.



