Një pretendent më pak për Icardin, Napoli nuk e do!
Një pretendent më pak për të marrë shërbimet e Mauro Icardit. Nëse Roma u refuzua nga vetë sulmuesi i Interit, Napoli nuk do të jetë më një opsion për të ardhmen e numrit 9 zikaltër i cili është nxjerrë në shitje, pasi në një intervistë për mediat vetë presidenti i klubit të kaltër ka theksuar se nuk ka asnjë shans që Napoli të blejë Icardin, ndërkohë De Laurentiis ka lënë gjithçka të hapur në lidhje me afrimet e mundshme të James Rodriguez nga Reali i Madridit dhe Lozanos nga Psv Eindhoven. Tashmë për të ardhmen e Mauro Icardit, opsioni i vetëm në Itali mbetet Juventusi.



