Messi: Humbje e hidhur, por të mbajmë kokën lart
Debutim i hidhur i Lionel Messit dhe Argjentinës në Copa America. Kolumbia fitoi me meritë 2-0 në Salvador de Bahia me gola të Roger Martinez dhe Duvan Zapata. Shtyp argjentinas po tregohet i pamëshirshëm ndaj kombëtares bardhekaltër, ka kursyer as “yllin” e Barcelonës. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka folur pas ndeshjes, duke u munduar që të mbante moralin lart për dy ndeshjet e tjera të Grupit B.
“Po largohemi nga këtu me shumë hidhërim. Gjatë pjesës së dytë i patëm rastet për të shënuar. Sigurisht që nuk dëshironim ta nisnim në këtë mënyrë turneun, por tani duhet të mbajmë kokën lart dhe të shohim përpara. Gjatë pjesës së parë vuajtëm, por në të dytën ishim shumë më mirë. Kolumbia arriti të shënonte në momentin tonë më të mirë. Ku humbim, e përjetojmë keq, por tani duhet të mendojmë vetëm për Paraguain.”



