Premier League

Rashford kërkon pagë faraonike për të rinovuar me “Djajtë e Kuq”

Manchester United është mes rrezikut për të humbur Marcus Rashford me parametër zero pas një sezoni dhe pretendimeve të çmendura të lojtarit për të rinovuar. Talenti 21-vjeçar ka vetëm një vit kontratë të mbetur me “Djajtë e Kuq” dhe duke parë interesimin e klubeve të mëdha ndaj tij, ka vendosur të kërkojë një rinovim faraonik të kontratës me një page prej 350 mijë paundë në javë, afro 15 milionë euro në sezon.

Shtypi anglez shkruan se te Manchester United kanë ndërmend të pranojnë kërkesat e Rashford, i cili do të bëhet ndër më të paguarit te Manchester United bashkë me francezin Pogba dhe kilianin Sanchez.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency