Futboll

Pamje të frikshme, futbollisti austriak thyen këmbën

Mesfushori i Austrisë, Hanes Wolf, pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën me Serbinë në Europianin e 21-vjeçarëve. Në dyluftim me mbrojtësin e serb, Jovanovic, ai mori një goditje duke thyer këmbën.

Pamjet janë vërtet të frikshme, ndërsa gjyqtari, pasi konstatoi pasojat e ndërhyrjes nga pas, i nxori kartonin e kuq futbollistit të Serbisë.

Një episod i pafat për Wolf, që më 1 korrik duhet të linte Salzburgun në Austri, për t’iu bashkuar Leipzigut në Bundesligën gjermane.

Futbolli, përtej talentit që zotëron dhe impenjimit maksimal, kërkon që të kesh fat. E në këtë rast, sulmuesi austriak është thjesht fatkeq.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency