Amir Rrahmani pranë zyrtarizimit te skuadra belge
Amir Rrahami gati për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Ish-mbrojtësi i Partizanit në Superiore, aktualisht pjesë e Dinamos e Zagrebit dhe e përfaqësueses së Kosovës, pritet të transferohet në Belgjikë të Standard Liezhi.
Lajmi është dhënë nga mediet belge, që e bëjnë thuajse të kryer këtë transferim.
Mësohet se shitja e Rrahmanit do t’i mbushë arkat e klubit të famshëm kroat me deri 3 milionë euro.
Të Standard Liezhi Rrahmani do të gjejë mbrojtësin tjetër të “Dardanëve”, Mërgim Vojvoda.
Javët e fundit, interes për shtatlartin e Kosovës shfaqi edhe Celtic Glasgow, por duket që oferta e Standard Liezhit ka qenë më bindëse.



