Zidane i bën dalje, Milani e Napoli duan të përfitojnë
Dani Ceballos me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos së verës. Shkaku për largimin e tij nga madrilenët është trajneri Zinedine Zidane, marrëdhënia me të cilin nuk është aspak e mirë. Sipas medieve spanjolle, Zidane i ka komunikuar lojtarit se ai nuk bën më pjesë në planet e tij për të ardhmen dhe Ceballos nuk ka nguruar aspak t’i përgjigjet duke i thënë se as ai nuk dëshiron të punojë më me të. Skuadrat e interesuara për mesfushorin nuk mungojnë. Milanin dhe Napoli janë gati të përfitojnë nga situata e krijuar te spanjollët.



