Arsenali ngulmon për transferimin e mbrojtësit belg të PSG-së
Arsenali nuk heq dorë nga Thomas Meunier. “Topçinjtë” kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen dhe 27-vjeçari, i cili nuk konsiderohet i pashitshëm nga Paris Saint Germain, duket përforcimi ideal për prapavijën e skuadrës së drejtuar nga Unai Emery.
Trajneri 47-vjeçar e pëlqen shumë belgun dhe për këtë arsye insiston që të arrijë te kartoni i tij me çdo kusht. Klubi parizien e vlerëson futbollistin 30 milionë euro dhe nuk pranon në mënyrë kategorike të bëjë ulje. Pavarësisht situatës, kontaktet mes palëve vazhdojnë.



