Kategoria Superiore

Lerda zhvillon stërvitjen e parë me Partizanin, në Slloveni edhe dy prurjet e reja!(Foto)

Nga Sllovenia ku është zhvendosur për të zhvilluar fazën përgatitore, Partizani mësoi sot emrin e rivalit në turin e parë kualifikues të Champions League, me shortin që nuk u tregua aspak bujar me të kuqtë duke i vendosur përballë kampionëve të Azerbajxhanit Qarabag. Në pasdite të kuqtë zhvilluan edhe seancën e parë stërvitore në tokën sllovene nën drejtimin e trajnerit të ri Franco Lerda. Në këtë stërvitje ishin të pranishëm edhe dy blerjet e reja të të kuqëve William Cordeiro dhe Esin Hakaj, ndërkohë që është bashkuar me grupin edhe Jasir Asani i cili mungoi në stërvitjen e para të Partizanit. Pavarsisht largimit të Skënder Gegës, Dritan Mehmeti do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik të Partizanit siç shihet edhe në fotot e publikuara nga klubi në Slloveni, ndërkohë që te Partizani është rikthyer edhe trajneri i portierëve italiani Capece. Të kuqtë do të qëndrojë në Slloveni deri në datën 2 korrik teksa do të zhvillojnë edhe disa takime miqësore për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën e parë ndaj Qarabag.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency