Zbulohen rivalët e turit të dytë për Partizanin në rast kualifikimi ose eliminimi ndaj Qarabag
Misioni i Partizanit për të kaluar turin e parë kualifikues të Uefa Champions League është një mision shumë i vështirë duke patur parë kundërshtarin që kanë përballë të kuqtë, por nëse Partizani bën mrekullinë dhe eliminon azerët e Qarabag atëherë në turin e dytë do të ketë përballë një kundërshtar më të lehtë pasi për shkak të koeficientit të lartë të Qarabag në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, fituesja e ciftit mes Partizanit dhe kampionëve të Azerbajxhanit do të përballet me fituesen e çiftit Dundalk e Republikës së Irlandës ndaj Rigas së Letonisë. Rivalë mëse të kalueshëm për Partizanin gjithmonë nëse të kuqtë bëjnë surprizën ndaj Qarabag. Në rast eliminimi nga azerët Partizani do të vazhdojë aventurën europiane në turin e dytë të Europa League, aty ku do të sfidojnë humbësen e çiftit të turit të parë të Championsit mes moldavëve të Sheriff Tiraspol dhe gjeorgjianëve të Saburtalo.



