Champions League

Shkëndija pa fat nëse kalon turin, rival i frikshëm edhe për Feronikelin!

Shorti i turit të parë të Champions League për shkak edhe të koeficientit të lartë, u tregua shumë bujar me Shkëndijën e Tetovës por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për turin e dytë kualifikues aty ku kuqezinjtë tetovarë ishin në vazon e skuadrave jo favorite. Në rast se kualifikohet ndaj estonezëve të Nomme Kalju diçka që ka shumë gjasa të ndodhë, Shkëndija do të përballet në turin e dytë me fituesin e çiftit Celtic-Sarajevo me skocezët që janë dukshëm të favorizuar. Short drithërues edhe për Feronikelin që nëse fiton turin paraeliminator dhe eliminon në ruandin e parë uellsianët e The Neë Stations do të sfidojë në raundin e dytë të Championsit danezët e FC Copenhagen një skuadër me emër të madh që synon grupet e këtij kompeticioni. Ndërkohë nëse eliminohet në turin e parë, Shkëndija në turin e dytë të Europa League do të sfidojë humbësen e duelit mes Dudelange dhe të Luksemburgut dhe Valletas së Maltës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency