Monchi del kundër mediave, për Maxime Lopez!
Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi sqaroi edhe njëherë lëvizjet e klubit për merakton e verës, duke përjashtuar në mënyrë kategorike bisedimet me Marseille për transferimin e Maxime Lopez në Spanjë. 50-vjeçari deklaroi se nuk ka patur asnjë kontakt për tratativa as me agjentët e 21-vjeçarit dhe as me drejtuesit e klubit francez. Ai theksoi se për çdo arritje të ndonjë marrëveshjeje në merkato, klubi do ta bëjë vetë publike për mediat.



