Interi blen përfundimisht dy futbollistët që i kishte në huazim
Në pritje të afrimeve të reja, Interi ka ushtruar të drejtën e blerje për dy futbollistë të cilët i kishte në huazim në sezonin që lamë pas.
I pari është sulmuesi anësor Matteo Politano, i cili ishte në huazim nga Sassuolo dhe nga sot është shndërruar plotësisht në futbollistin e Interit, pasi zikaltrit paguan shumën e dakordësuar sezonin e kaluar me klubin nga Reggio Emilia.
Emri tjetër është ai i talentit Eddy Salcedo, i cili erdhi në huazim nga Genoa dhe luajti me ekipin e të rinjve. Edhe ky ka bindur drejtuesit zikaltër që të paguajnë për të blerë përfundimisht ëkartonin.
Megjithatë vlen të përmendet se Salcedo është vetëm 18 vjeç, ndaj ndonëse në pronësi të Interit, mund të kthehet te Genoa në huazim, për të fituar eksperiencë në kampionati italian.



