Lajme

Mezani “rrëmben” edhe Oltion Rapën te Gjilani

Gentian Mezani i merr një tjetër futbollist Luftëtarit, pikërisht Oltion Rapën, që bëhet zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mbrojtësi i qendrës sot ka nënshkruar me klubin kuqebardhë për dy edicionet e ardhshme.

Oltion Rapa, i lindur në Tepelenë, sezonin e kaluar ishte pjesë skuadrës gjirokastrite, KF Luftëtari, duke u aktivizuar thuajse në çdo takim.

Në Gjilan ai do të provojë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë, ku ai ka luajtur gjatë këtyre viteve të karrierës së tij dhe ku u formua si futbollist.

Një ditë më parë “Skifterët” siguruan edhe shërbimet e futbollistit nga Tetova, Muhamed Useini, që deri në janar ka dhënë kontribut te Flamurtarin ndërsa në pjesën e dytë të sezonit luajti për Renovën.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency