Maradona me Alzheimer? E sqaron miku i tij, Matias Morla
Orët e fundit kishte marrë dhenë lajmi se legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona ishte prekur nga Alzheimeri. Por ka reaguar miku dhe përfaqësuesi i “El Pibe de Oro”, Matias Morla, i cili ka saktësuar:
“Dua të sqaroj se të gjitha analizat mjekësore të kryera nuk kanë nxjerrë asnjë indikacion të tillë. Ky lajm është shpërndarë nga një burim i gabuar, që kërkon vetëm të gjenerojë konflikte. Këto zëra jo vetëm që nuk i bëjnë mirë, por e dëmtojnë. Duke kërkuar mirëkuptimin tij dhe mbështetjen për Diegon, që ndodhet në Argjentinë për t’ua marrë me shëndetin e tij.”



