Zyrtare, Filippo Inzaghi riniset nga Benevento!
Filippo Inzaghi riniset nga Benevento. Pas aventurës zhgënjyese te Bologna, ish-trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm do të drejtojë Beneventon në Serie B me misionin për të rikthyer në Serie A, skuadrën nga Jugu i Italisë. Superpipo ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Në sezonin që sapo u mbyll Inzaghi drejtoi Bolognan deri në 28 janar të këtij viti kur u shkarkua nga detyra për rezultate me serbin Sinisa Mihajlovic që mori vendin e tij.



