Dani Alves “ngacmon fantazinë” e Marottës, shihet si ideal për skemën e Contes
Vetëm dy ditë më parë Dani Alves njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën me Paris Saint Germain, duke dalë tashmë një lojtar i lirë, ndërsa kanë vërshuar menjëherë ofertat në drejtim të tij.
Sipas mediave italiane, e fundit që është përfshirë në garë për shërbimet e brazilianit, është skuadra e Interit, pasi 36-vjeçari shikohet si interpretuesi ideal i skemës 3-5-2 të Contes, duke qenë se është një mbrojtës që sulmon në mënyrë të vazhdueshme.
Mosha e Dani Alves sigurisht që nuk të jep shumë besim, por fakti që ai mund të transferohet në Milano pa pagesë, ka joshur mjaftueshëm Marottën, që shquhet për lëvizje të tilla.
Krahas zikaltërve, në garë parë shërbimet e brazilianit janë edhe Manchester City, Borussia e Dortmundit, por edhe ish skuadra e tij, Barcelona, megjithatë e ardhmja pritet të vendoset vetëm pas përfundimit të Kupës së Amerikës, ku Alves është i angazhuar me kombëtaren e Brazilit.



