Kategoria Superiore

Teuta pëson humbjen e parë në përgatitore, Shkëmbi teston afrimet e reja

Teuta ka zhvilluar sot edhe miqësoren e dytë në tokën bullgare, ku po zhvillon fazën përgatitore në kudër të eliminatoreve europiane, ndërsa përballë kanë qenë vendasit e Botev Vracas.

Sfida përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve, ndërsa golin e vetëm të takimit për durrsakët, e shënoi sulmuesi Gerhard Progni me 11-metërsh. Në këtë takim, Blendi Shkëmbi aktivizoi thuajse të gjithë futbollistët e ardhur në merkaton e verës.

Kujtojmë që ky është takimi i dytë miqësor për durrsakët në tokën bullgare, pasi në të parën arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 ndaj Karina Erden. Golin e vetëm në atë përballje e shënoi Bushiç.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency