Futboll

Botërori i Femrave/ Anglia gjysmëfinalistja e parë

Anglia është skuadra e parë gjysmëfinaliste e kampionatit Botëror të femrave që po zhvillohet aktualisht në Francë. Vajzat angleze ishin thjeshtë të papërmbajtshme në sfidën e parë çerekfinale të këtij kompeticioni atë ndaj Norvegjisë të zhvilluar në Le Havre. Anglia triumfoi lehtësisht me rezultatin 3-0 falë golave të Scott, White dhe Bronze ndërkohë që në pjesën e dytë humbi dhe një penallti me Parris. Tashmë vajzat angleze presin të mësojnë se cili do të jetë kundërshtari i tyre në gjysmëfinale mes organizatoreve të Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency