Përfundojnë punimet, “San Paolo” gati të presë “Summer Universiade 2019” (Foto)
Kanë përfunduar në kohën e parashikuar, punimet në stadiumin “San Paolo” të Napolit, që synonin rikonstruksionin e plotë të këtij impianti, duke filluar nga bari i fushës, pista e atletikës, dhomat e zhveshjes dhe ndenjëset e spektatorëve.
Tani gjithçka është gati për të pritur “Summer Universiade 2019”, një turne që starton më 3 korrik dhe përfundon 11 ditë më vonë, ku marrin pjesë 128 shtete të botës, të cilat garojnë në 18 disiplina të ndryshme sportive.
Vlen të theksohet se si ndenjëset e reja, ashtu edhe pista e atletikës anash katërkëndëshit të blertë, janë të gjitha në ngjyrën blu, ashtu si fanella e Napolit, skuadër që përdor këtë stadium.













