Shqipëria U20 mposht Serbinë dhe merr medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik
Kombëtarja Shqiptare e volejbollit, për moshën nën 20 vjeç është renditur në vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik, duke marrë medaljen e bronzit.
Kuqezinjtë mposhtën në sfidën për vendin e tretë Serbinë, me rezultatin 3-2, në një sfidë të luftuar shumë nga të dy skuadrat, me setet që ndaheshin në diferenca të vogla.
Megjithatë djemtë e Shqipërisë arritën të bëjnë diferencën në dy setet e fundit, të cilët i fituan me rezultatet 25-14 dhe 15-9, duke u renditur me meritë në vendin e tretë.



