Andersen drejt Anglisë, Milani humbet një tjetër objektiv
Pasi humbi garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Stuttgart, Ozan Kabak, i cili zgjodhi të kalojë te Schalke, Milan rrezikon të pësojë të njëjtin fat edhe sa i përket Joachim Andersen. Mbrojtësi i Sampdorias, mund të kalojë në Ligue 1, atje ku klubi i Lyon duket i vendosur për të siguruar shërbimet e danezit. Francezët kanë bërë një ofertë në drejtim të Sampdorias, duke ofruar plot 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, i cili pëlqehet edhe nga Arsenal e Tottenham. Për momentin klubi italian nuk ka kthyer një përgjigje sa i përket kësaj oferte, por duket se ajo kënaq pretendimet e gjenovezëve.



